Projekti: Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore
August 28, 2022Edhe 11 organizata anëtare të Rrjetit të Grave të Kosovës nënshkruan kontratat e zbatimit të nismave të tyre në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK).
Këto grante janë mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) , me bashkëfinancim të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes ambasadës së Suedisë në Prishtinë , si pjesë e nismës “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”.
Në rundin e 15 të FGK-së janë mbështetur edhe 23 organizata të tjera nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Fondi Popullor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNFPA), dhe ADA, njësia operacionale e Agjencisë Austriake për Bashkëpunim, të cilat RrGK i ka prezantuar gjatë ditëve të kaluara.