Për ne

PËR NORMA-n

Në kuadër të NORMA-s veprojnë grupet punuese me përcaktim sipas lëmenjëve juridikë:
Lëmi familjare, e trashëgimisë, penale, e marrëdhënieve të punës, pronësore, për dhunën në familje dhe
lëmi administrative.
Aktualisht në aktivitetet e NORMA-s janë të punësuara shtate juriste dhe një financiere. Juristet e NORMA-s me vite sjellin përvojë shumëvjeqare në lëmin e drejtësisë. Ato përcjellin vazhdimisht zhvillimet në shoqëri duke përfshirë këtu edhe komunitetet e margjinalizuara. NORMA përmes juristeve shërben si urë midis shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare.

Misioni

Për ta përmbushur misionin e saj, NORMA ndërmerr, por nuk kufizohet vetëm në to, këto aktivitete:
– Ndjekë, evidenton dhe reagon në mënyrë përkatëse në rastet kur është cenuar barazia gjinore;
– Ofron ndihmë juridike në realizimin e të drejtave të garantuarameligj;
– Organizon vetë, ose në bashkëpunim me organizata të tjera, tubime profesionale, këshillime, seminare,
punëtori, aftësime dhe forma të tjera të arsimimit profesional;
– Bën hulumtime nga fusha e barazisë gjinore;
– Bashkëpunon me shoqata profesionale dhe organizata të tjera në Kosovë dhe jashtë Kosovës;
– Mbledh dhe përpunon literaturën profesionale në fushën juridike;
– Boton material promovues.

Misioni dhe Visioni

* Promovimi i të drejtave të njeriut;
* Reagimi kundër çdo lloj cenimi të të drejtave të njeriut;
* Dhënia e ndihmës juridike grave në realizimin e të drejtave të garantuara me ligj;
* Ngritja e vetëdijes për barazinë gjinore;
* Ndikimi në nxjerrjen, ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve.