Zbatimi i Ligjit për Kadastrën – Identifikimi i vështirësive për funksionimin efikas të kadastrës në komunat e Kosovës”.
November 4, 2024English below)
Më 31 tetor dhe 1 nëntor 2024, Shoqata e Juristëve NORMA, në kuadër të projektit “Zbatimi i Ligjit për Kadastrën”, organizoi një punëtori të suksesshme me temë “Identifikimi i vështirësive për funksionimin efikas të kadastrës në komuna. të Kosovës”.
Në këtë punëtori fjalën e hyrse e prezantoi menaxherja e projektit Virgjina Dumnica. Ekspertët juridikë, Prof.dr. Haxhi Gashi dhe avokatja Flutra Hoxha, paraqitën sqarime lidhur me të drejtat pronësore që duhet të regjistrohen në kadastër si dhe procedurat dhe sfidat që kanë të bëjnë me regjistrimin e të drejtave pronësore. Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e regjistrimit të të drejtave pronësore për fitimin dhe gëzimin e të drejtave të parashikuara me ligj. Temat kryesore të trajtuara në këtë punëtori ishin:
• Të drejtat pronësore dhe rëndësia e regjistrimit në kadastër;
• Procedurat, problemet dhe sfidat e regjistrimit të pronës;
• Përparësitë e regjistrimit dhe pasojat e mos regjistrimit të pronës;
• Rregullimi ligjor i sistemit kadastral në Kosovë.
Punëtoria dyditore kishte për qëllim të ofrojë një qasje të strukturuar për përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme dhe mundësi për diskutim të përbashkët, për të identifikuar vështirësitë në zbatimin e ligjit, duke përfshirë noterët, gjyqtarët, avokatët, zyrtarët kadastralë nga komunat e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit dhe Ferizajt, dhe shoqëria civile e Mitrovicës Veriore.
Si rezultat, u arritën disa rekomandime që do të ndihmojnë në hartimin e një “Udhëzuesi praktik” për të ndihmuar qytetarët në procesin e regjistrimit të pronës në Kadastër.
Ky projekt mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
English
On October 31 and November 1, 2024, the NORMA Lawyers Association, within the framework of the project “Implementation of the Law on Cadastre”, organized a successful workshop on the topic “Identification of difficulties for the efficient functioning of the cadaster in the municipalities of Kosovo”.
In this workshop, the opening speech was presented by the project manager Virgjina Dumnica. Legal experts, Prof.dr. Haxhi Gashi and lawyer Flutra Hoxha, presented clarifications regarding property rights that must be registered in the cadastre as well as the procedures and challenges related to the registration of property rights. In particular, the importance of registering property rights was emphasized in order to acquire and enjoy the right as provided by the law. Key topics covered in this workshop were:
• Property rights and the importance of registration in the cadaster;
• Procedures, problems and challenges of property registration;
• Advantages of registration and consequences of not registering property;
• Legal regulation of the cadastral system in Kosovo.
The two-day workshop aimed to provide a structured approach to representatives of different institutions and opportunities for joint discussion, to identify difficulties in implementing the Law, including notaries, judges, lawyers, cadastral officials from the municipalities of Prishtina, Gjakova, Prizren and Ferizaj/Urosevac, and Mitrovica North civil society.
As a result, several recommendations were reached that will help in the drafting of a “Practical Guide” to assist citizens in the process of registering property in the Cadaster.
This project is supported by the United Nations Mission in Kosovo.