Tryeza e rrumbullakët, si aktivitet përmbyllës në kuadër të projektit “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, mbështetur nga UNDP.

September 25, 2019

Sot, Shoqata e Juristëve NORMA në qytetin e Prishtinës organizoi tryezën e rrumbullakët, si aktivitet përmbyllës në kuadër të projektit “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, mbështetur nga UNDP.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga institucionet dhe OJQ-të lokale nga komunat Vushtrri dhe Fushë Kosovë dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit nga po të njejtat komuna.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte prezentimi i të gjeturave nga tetë punëtoritë e organizuara në komunat respektive.

Si rjedhojë e këtij takimi u nxorrën rekomendime që mëtojnë të zgjidhin problemet lidhur me mungesën e mbështetjes juridike nëpër të cilat komunitetet lokale kalojnë.