Takimi me koalicionin e tri organizatave jo qeveritare
April 9, 2021Valbona Salihu, drejtoresha ekzekutive e Shoqates se Juristëve Norma, mori pjesë sot në takimin elektronik të organizuar nga Dajana Berisha
Valbona Salihu, drejtoresha ekzekutive e Shoqates se Juristëve Norma, mori pjesë sot në takimin elektronik të organizuar nga Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Fondacioni i Iniciativave Qytetare(FIQ).
Takimi u mbajt edhe me koalicionin e tri organizatave jo qeveritare, KOMS si lidere e koalicionit dhe Norma-s e AKCG, lidhur me aktivitetet e Projektit: “Kosova dhe rezistenca ndaj antibiotikëve”.
Ky projekt katër mujor do të realizohet në 32 komuna të Kosovës.
Në takim u diskutua lidhur me përshtatjen e formave të realizimit të projektit në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
Projekti do të realizohet në formë virtuale me përfitues të projektit.