Shoqata e Juristeve Norma e mbajti Sesionin e Katërt Vetëdijësues

June 3, 2024

Shoqata e Juristeve Norma e mbajti Sesionin e Katërt Vetëdijësues të Aktivitetit të parë, në kuadër të Projektit “Mbështetje Organizative”, financuar nga donatori “The Sigrid Rausing Trust” i mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) Kosova Women’s Network, ku pjesëmarrëse ishin anëtaret e “Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës” në Prishtinë.

Gjatë këtij sesioni u ligjërua tema “Rritja e qasjes në drejtësi përmes ofrimit të ndihmës juridike falas”.

Përmes punëtorive informuese dhe vetëdijësuese, NORMA synon të ju ndihmoj grupeve të cenuara që kanë nevojë për ndihmë juridike falas gjatë dhe jashtë këtyre takimeve, si dhe të sigurojë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet e Kosovës dhe normat e standardet ndërkombëtare.

Prishtinë, 03.06.2024