Shoqata e Juristeve Norma e mbajti Sesionin e Dytë Vetëdijësues të Aktivitetit të parë, në kuadër të Projektit “Mbështetje Organizative”
May 20, 2024Sot, Shoqata e Juristeve Norma e mbajti Sesionin e Dytë Vetëdijësues të Aktivitetit të parë, në kuadër të Projektit “Mbështetje Organizative”, e financuar nga donatori “The Sigrid Rausing Trust” i mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) Kosova Women’s Network, ku pjesëmarrës ishin anëtaret e OJQ-së “Ruka Ruci” në Graçanicë.
Gjatë këtij sesioni u ligjërua tema “Rritja e qasjes në drejtësi përmes ofrimit të ndihmës juridike falas”.
Përmes punëtorive informuese dhe vetëdijësuese, NORMA synon të ju ndihmoj grupeve të cenuara që kanë nevojë për ndihmë juridike falas gjatë dhe jashtë këtyre takimeve, si dhe të sigurojë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet e Kosovës dhe normat e standardet ndërkombëtare.
Prishtinë, 20.05.2024