Punëtoria e radhës në Komunën e Vushtrris
September 18, 2019Sot, Shoqata e Juristëve Norma organizoi punëtorinë e radhës në Komunën e Vushtrris, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, që mbështetet nga UNDP.
15 përfaqësues të institucioneve lokale, të organizatave jo qeveritare e pjesëtarë të tjerë të komunitetit lokal, ishin pjesëmarrës në këtë punëtori.
Temë kryesore për diskutim ishte çështja e shërbimeve sociale dhe atyre familjare.
Shoqata e Juristëve Norma, nëpërmjet punëtorive synon rritjen e vetëdijësimit të qytetarëve të Vushtrris, lidhur me shfrytëzimin e shërbimeve juridike falas.