Punëtoria e parë në Komunën e Vushtrris
June 26, 2019Shoqata e Juristëve Norma organizoi punëtorinë e parë ne Komunën e Vushtrris, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, që mbështetet nga UNDP.
Shoqata e Juristëve Norma organizoi punëtorinë e parë ne Komunën e Vushtrris, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, që mbështetet nga UNDP.
Përfaqësues të instutucioneve lokale e organizatave jo qeveritare dhe mësimdhënës, ishin pjesëmarrës në këtë punëtori.
Temë kryesore ishte prezantimi i projektit me qëllim promovimin e shërbimeve për ndihmë juridike falas, ndihmë e cila do t’u ofrohet grave, grupeve të margjinalizuara të shoqërisë dhe qytetarëve lokal që nuk kanë mundesi financiare për të i realizuar të drejtat e tyre.
Duke e ditur numrin e konsiderueshëm të qytetarëve me pamundësi financiare për t’i reailzuar ato të drejta, akterët lokal treguan nevojën për ekzistimin e këtyre shërbimeve. Për më shumë, ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të vetëdijësimit të komunitetit në nevojë.