Punëtoria e parë në Komunën e Fushë Kosovës
June 6, 2019Shoqata e Juristëve Norma me datë 06/06/2019 organizoi punëtorinë e parë në Komunën e Fushë Kosovës, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas” mbështetur nga UNDP.
Shoqata e Juristëve Norma me datë 06/06/2019 organizoi punëtorinë e parë në Komunën e Fushë Kosovës, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas” mbështetur nga UNDP.
Zyrtarët e institucioneve lokale e përfaqësues të organizatave jo qeveritare ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Punëtoria u organizua me qëllim të promovimit të qasjës më të lehtë në drejtësi dhe në ndihmë juridike falas, për grupet që përfshijnë: gratë dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit lokal.
Akterët kyq lokal potencuan që nevoja për ndihmë juridike falas në këtë komunë është mjaft e madhe, duke e ditur edhe numrin e konsiderueshëm të njerëzve që nuk kanë mundësi financiare e as informatë se si mund të inicohet një procedurë ligjore.
Të pranishmit në punëtori, shprehën gadishmërinë për bashkëpunim me qëllim të vetëdijësimit të komunitetit në nevojë për rëndësinë e ushtrimit të të drejtave të tyre ligjore.