Punëtoria e aktivitetit të tretë – “Mbështetje Organizative”
October 23, 2023Sot Shoqata e Juristeve Norma e mbajti Punëtorinë e aktivitetit të tretë, në kuadër të projektit “Mbështetje Organizative” i mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe financuar nga Sigrid Rausing Trust, ku pjesëmarrëse ishin anëtaret e OJQ-ve “ Dera e Hapur”, “ Ruka Ruci” dhe “RROGRAEK”.
Ekspertja dhe anëtarja e Shoqatës së Juristeve NORMA, Z. Ariana Qosaj, në këtë punëtori ligjëroi temën “Të Drejtat e Grave në Trashëgimi dhe në Pronë”.
Përmes punëtorive informuese dhe vetëdijësuese, NORMA synon që ti identifikojë dhe të ju ndihmoj grupeve dhe rasteve që kanë nevojë për ndihmë juridike gjatë dhe jashtë këtyre takimeve, si dhe të sigurojë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet e Kosovës dhe normat e standardet ndërkombëtare.
Prishtinë, 17.10.2023