“Parandalimi dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore”
November 13, 2024Shoqata e Juristeve NORMA sot ka mbajtur Punëtorinë e tretë vetëdijësuese të aktivitetit të tretë, me temën “Parandalimi dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore” ku pjesëmarrës ishin anëtarët e OJQ-së “Handikos” në Prishtinë.
Përmes punëtorive me informim dhe vetëdijësimin, NORMA synon për më shumë gra, burra, djem dhe vajza më të informuar/a dhe të vetëdijesuar/a për të drejtat e tyre ligjore në bazë të legjislacionit të Kosovës, me temë: “Parandalimi dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore”.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të Projektit “Mbështetje Organizative”, e financuar nga donatori “The Sigird Rausing Trust”, si dhe mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës Kosova Women’s Network.
Prishtinë, 13 nëntor 2024