“Parandalimi dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore”

October 16, 2024

Shoqata e Juristeve NORMA sot ka mbajtur Punetorinë e parë vetëdijësuese të aktivitetit të tretë, me temën “Parandalimi dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore” ku pjesëmarrës ishin anëtaret dhe anëtarët e Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinës.

Përmes punëtorive me informimim dhe vetëdijësimin, NORMA synon për më shumë gra, burra, djem dhe vajza më të informuar/a dhe të vetëdijesuar/a për të drejtat e tyre ligjore në bazë të legjislacionit të Kosovës, me temë: “Parandalimi dhe raportimi i dhunës me bazë gjinore”.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Projektit “Mbështetje Organizative”, e financuar nga donatori “The Sigird Rausing Trust”, si dhe mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës Kosova Women’s Network.

Prishtinë, 16 tetor 2024

#Draftkodicivil#baraziagjinore#pronësia#Trashëgimia