Konferenca informuese dhe avokuese për Draft Kodin Civil

October 2, 2024

Shoqata e Juristёve “NORMA” sot ka mbajtur Konferencën informuese dhe avokuese për Draft Kodin Civil, lidhur me temën “Përmirësimi i qasjes së grave dhe vajzave në pronësi dhe trashëgimi”, me pjesëmarrës të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Agjensionit Kadastral të Kosovës, përfaqësues të Gjykatës, Odës së Avokatëve, Odës së Noterisë, Institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve vendore. Konferenca është mbajtur në Hotelin Sirius, në Prishtinë.

Përmes Konferencës, NORMA synon avokim sa më të gjerë për miratimin e draft kodit civil tek Institucionet dhe Shoqërisë Civile.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Projektit Mbështetje Organizative e financuar nga donatori “The Sigrid Rausing Trust”, si dhe mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) Kosova Women’s Network.