Aktiviteti në kuadër të Projektit “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore
January 27, 2022Shoqata e Juristëve NORMA, vazhdon të realizoj aktivitetet në kuadër të Projektit “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore”,
Shoqata e Juristëve NORMA, vazhdon të realizoj aktivitetet në kuadër të Projektit “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore”, në katërmbëdhjete (14) shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës, që do të realizohet për gjatë periudhës gjashtëmujore mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Kjo nismë financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkë financohet nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida),
Takimet e radhës të realizuara nga NORMA dhe sipas planit të veprimit të Projektit, për muajin e katërt përfshijnë takimet me nxënësit e klasave të dhjeta, të tri shkollave te mesme te larta: SHML Eqrem Qabej, SHML 7 Shtatori dhe SHML Hoxhë Kadri Prishtina.
Gjatë takimit janë ligjëruar, debatuar dhe trajtuar tema të rëndësishme nga fusha e mbrojtjes së fëmijëve, dhunës në shkollë dhe dhunës gjinore, ku kane marrë pjesë shumica e nxënësve.