Punëtorina e tretë në qytetin e Prishtinës
May 26, 2022Shoqata e Juristëve NORMA mbajti punëtorinë e tretë në qytetin e Prishtinës, ku pjesëmarrëse ishin anëtare të OJQ “Dera e Hapur”.
Shoqata e Juristëve NORMA mbajti punëtorinë e tretë në qytetin e Prishtinës, ku pjesëmarrëse ishin anëtare të OJQ “Dera e Hapur”.
Eksperti dhe anëtari i Shoqatës së Juristëve NORMA, Z. Dardan Makolli, në këtë punëtori ligjëroi temën: Informimi dhe vetëdijësimi i grave për të drejtat e tyre të garantuara me ligj.
Përmes punëtorive informuese dhe vetëdijësuese, NORMA synon që t’i identifikojë dhe t’u ndihmojë grupeve dhe rasteve që kanë nevojë për ndihmë juridike gjatë dhe jashtë këtyre takimeve.
NORMA po ashtu synon që të sigurojë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet e Kosovës dhe normat e standardet ndërkombëtare.
Ky aktivitet realizohet falë mbështetjes organizative të marrë nga rundi i 16 i Fondit të Grave të Kosovës (FGK), i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), me mbështetje financiare nga Trusti Sigrid Rausing.