Përmirsimi i qasjes së grave në pronësi dhe trashëgimi…

July 23, 2024

Shoqata E Juristeve Norma sot ka mbajtur Tryezën e Rrumbullakët me temën Përmirsimi i qasjes së grave në pronësi dhe trashëgimi, me pjesëmarrës gra dhe burra të Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës si dhe përfaqësueses nga Zyra për barazi gjinore në kuadër të Komunës së Prishtinës.

📌 Një nga qëllimet kryesore të kësaj Tryeze krahas avancimit të drejtave pronësore dhe trashëgimore të grave ishte avokimi për miratimin e Draft Kodit Civil.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Mbështetjes Organizative, e financuar nga donatori “The Sigrid Rausing Trust”, si dhe mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës Kosova Women’s Network.

23.07.2024, Prishtinë

#Draftkodicivil#barazigjinore#pronësia#trashëgimia🗣📕♀️♂️