Norma e mbajti Sesionin e Parë Vetëdijësues të Aktivitetit të parë, në kuadër të Projektit “Mbështetje Organizative”

April 25, 2024

Sot, Shoqata e Juristeve Norma e mbajti Sesionin e Parë Vetëdijësues të Aktivitetit të parë, në kuadër të Projektit “Mbështetje Organizative”, e financuar nga donatori “The Sigrid Rausing Trust” i mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), ku pjesëmarrës ishin anëtaret e OJQ-së “Hendikos”.

Ekspertja – Juristja, Z. Vlora Azemi, ligjëroi temën “Rritja e qasjes në drejtësi përmes ofrimit të ndihmës juridike falas”.

Përmes punëtorive informuese dhe vetëdijësuese, NORMA synon të ju ndihmoj grupeve të cenuara që kanë nevojë për ndihmë juridike falas gjatë dhe jashtë këtyre takimeve, si dhe të sigurojë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet e Kosovës dhe normat e standardet ndërkombëtare.

Prishtinë, 25.04.2024