Takimet me nxënësit e klasave të dhjeta, të tri shkollave te mesme te larta

December 22, 2021

Shoqata e Juristëve NORMA, vazhdon të realizoj aktivitetet në kuadër të Projektit “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore”, në katërmbëdhjete (14) shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës

Shoqata e Juristëve NORMA, vazhdon të realizoj aktivitetet në kuadër të Projektit “Mëso dhe vepro për shoqëri pa dhunë me bazë gjinore”, në katërmbëdhjete (14) shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës, që do të realizohet për gjatë periudhës gjashtëmujore mbështetur nga Rrjetii Grave të Kosovës.

Kjo nismë financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohetnga Agjencia Suedeze për bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida),

Takimet e radhës të realizuara nga NORMA dhe sipas planit të veprimit të Projektit, për muajin e tretë përfshijnë takimet me nxënësit e klasave të dhjeta, të tri shkollave te mesme te larta: SHML Ahmet Gashi, SHML Sami Frashëri dhe SHML Ali Sokoli.

Gjatë takimit janë ligjëruar, debatuar dhe trajtuar tema të rëndësishme nga fusha e mbrojtjes së fëmijëve, dhunës në shkollë dhe dhunës gjinore, ku kane marrë pjesë shumica e nxënësve.