Partnerët

Shoqata e Juristëve NORMA në partneritet me OJQ Qendra për Fuqizimin e Gruas nga Prishtina, janë përfituese e grantit për projektin “ Realizimi i së Drejtës në Mbajtje Financiare dhe Ushqimi (Alimentacioni), i financuar nga Austrian Development Cooperation, dhe i përkrahur nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK).

Shoqata e Juristëve NORMA në partneritet me OJQ “Zensko Pravo” nga Mitrovica e Veriut, janë duke e realituar projektin “Humlumtimi dhe monitorimi i institucioneve publike lidhur me zbatimin e Ligjit për Familjen”, të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë

KOMS është organizatë e studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore e fokusuar në fushën e edukimit shëndetësor të popullatës dhe ngritjen e kapaciteteve të studentëve.

Nga muaji nëntor 2014 deri në prill 2015, Shoqata e Juristëve Norma në parteneritet me Agjencionin Kadastral të Kosovës, ka realizuar Projektin: “Regjistrimi i Pronës së Paluajtshme në emër të të dy bashkëshortëve”, projekt ky i financuar nga Banka Botërore.

Close Menu