Për NORMA-n

Në kuadër të NORMA-s veprojnë grupet punuese me përcaktim sipas lëmenjëve juridikë:

Lëmi familjare, e trashëgimisë, penale, e marrëdhënieve të punës, pronësore, për dhunën në familje dhe lëmi administrative.

Aktualisht në aktivitetet e NORMA-s janë të punësuara shtate juriste dhe një financiere. Juristet e NORMA-s me vite sjellin përvojë shumëvjeqare në lëmin e drejtësisë. Ato përcjellin vazhdimishtn zhvillimet në shoqëri duke përfshirë këtu edhe komunitetet e margjinalizuara. Kështu NORMA përmes juristeve shërben si urë midis shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare.

Për ta përmbushur misionin e saj, NORMA ndërmerr, por nuk kufizohet vetëm në to, këto aktivitete:

  • Ndjek, evidenton dhe reagon në mënyrë përkatëse në rastet kur është cenuar barazia gjinore;
  • Ofron ndihmë juridike në realizimin e të drejtave të garantuarameligj;
  • Organizon vetë, ose në bashkëpunim me organizata të tjera, tubime profesionale, këshillime, seminare, punëtori, aftësime dhe forma të tjera të arsimimit profesional;
  • Bën hulumtime nga fusha e barazisë gjinore;
  • Bashkëpunon me shoqata profesionale dhe organizata të tjera në Kosovë dhe jashtë Kosovës;
  • Mbledh dhe përpunon literaturën profesionale në fushën juridike;
  • Boton material promovues.


Rezultatet e punës së NORMA-s

NORMA u ka ofruar ndihmë juridike 5720 palëve, kryesisht grave, të të gjitha grupeve etnike në Kosovë.

Disa OJQ-re i'u është përpiluar statuti dhe dokumentacioni për regjistrim. Janë hartuar shumë shkresa gjyqësore dhe administrative. Rreth 97 gra janë përfaqësuar nga juristet e NORMA-s pranë gjykatave dhe autoriteteve të tjera. Janë ndërmjetësuar shumë konflikte, prej të cilave një numër i madh rezultuan pozitivisht. Këto shërbime janë kryer në pesë komuna, Prishtinë, Ferizaj, Podujevë, Shtime dhe Kaçanik.

NORMA ka organizuar dhe mbajtur 360 takime (punëtori) kryesisht me gra dhe grupe të perziera, me burra dhe femijë, në komuna dhe fshatra të Kosovës,metema të ndryshme, kryesisht për të drejtat dhe obligimet e garantuara me ligje vendore dhe ndërkombëtare.

Jane trajnuar rreth 25 praktikante, juriste te reja te sapodiplomuara.  

Janë organizuar 21 seminare në 5 qendra të Kosoves: në Gjakovë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe në Prishtinë. Këto seminare kryesisht kanë qenë takime dyditore me pjesëmarrës gjykatës, avokatë dhe juristë nga OJQ-re ku janë shtjelluar tema juridike.

NORMA ka mbajtur 23 tryeza të rrumbullakëta  me tema të ndryeshme.

Janë mbajtur 47 aftësime (trajnime) krysisht për anëtare të NORMA-s dhe anëtare të shoqatave të tjera,pastaj pë gra dhe fëmijë, nga minoritetet etnike dhe persona të hendikepuar në tërë Kosovën.

Së bashku me OSBE-n dhe UNIFEM-in, NORMA ka organizuar dhe mbajtur  dy kurse për juristet në temën “Gjinia dhe legjislacioni”. Këto kurse i kanë ndjekur 80 juristë, të cilët janë pajisur me çertifikata.

NORMA ka oganizuar tri konferenca me temën “Gratë ambasadore të paqes dhe bashkëjetesës”. Në këto konferenca, pos pjesëmarrëseve nga OJQ-re të grave multietnike, kanë marrë pjesë edhe politikanet nga Kosova dhe Serbia, përfaqësuesit e zyrave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Në një prej këtyre konferencave kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e përgjithshme e UNIFEM-it dhe ambasadorja e vullnetit të mirë e UNIFEM-it, znj. Nicole Kidman.

Anëtaret e NORMA-s kanë qenë pjesëmarrëse në grupe punuese për hartimin e Rregullores Kundër Dhunës në Familje, Ligjit për Familjen i Kosovës. Poashtu, kanë dhënë sugjerime edhe në hartimin e Kodit Penal të Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

NORMAka bashkëpunuarmeinstitucione qeveritare dhe OJQ-re në Kosovë dhe jashtë saj.

Anëtaret e NORMA-s kanë marrë pjesë dhe kanë pasur prezantime në takime të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe në media të shkruara dhe elektronike.

NORMA gjatë periudhës 1998-2012 ka realizuar 60 projekte, të mbështetura nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë në shumë rreth 1.600.000.00 Euro

Problemet e NORMA-s


Gjatë punës së saj dhjetëvjeçare, NORMA, si edhe e tërë shoqëria, u ballafaqua me sfida të shumta, pengesa dhe probleme të natyrave të ndryshme.

Duke kaluar nëpër këto vështirësi, janë hedhur hapat e parë për krijimin e një shoqërie civile, të bazuar në Rregulloren për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare në Kosovë nr. 1999/22, për të siguruar shërbime cilësore, demokratike dhe shumë të hapura për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Legjislacioni vendor, i cili bazohej në katër burime ligjesh, krijonte huti në përcaktimin e zbatueshmërisë së këtyre ligjeve dhe shpesh këto vështirësonin punën e NORMA-s.

Nxjerrja e rregulloreve të UNMIK-ut, dhe më vonë të ligjeve të reja, që mbështeteshin apo përktheheshin nga ligjet e shteteve të tjera, paraqitnin pengesë gjatë punës sonë praktike.

Edhepse ligjet e aplikueshme në Kosovë, kryesisht janë ligje bashkëkohore, me stanardeve ndërkombëtare, në fakt ato shpesh në praktikë vështirërsonin zbatueshmërinë e tyre.

Sfidat e NORMA-s


Për NORMA-n mbetet sfidë që të vazhdoj të avokojë dhe ndikojë për të drejtat e njeriut në përgjithësi, e në veçanti për të drejtat e gruas, të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet e tjera të saj , si dhe ato ndërkombëtare.

NORMA do të synojë të vazhdojë me trajnime dhe aktivitete të tjera , për të ndikuar në vetëdijësimin e popullatës për barazi gjinore, e veçanërisht të të rinjve, pastaj të të punësuarve në institucionet qeveritare, veçanërisht ato gjyqësore (të jurisprudencës). NORMA mbetet e hapur edhe për mënyrat e tjera të bashkëpunimit duke iu përshtatur zhvillimeve dhe kërkesave të shoqërisë.