Krijimi i Modeleve të reja të Fuqizimit të femrës në Kosovë.

Artikull nga Stefani Foster,

(I përkthyer nga gjuha Angleze)

Sapo jam kthyer nga Prishtina, Kosova, ku kalova një javë duke biseduar (më së shumti) me femrat lidere lidhur me rolin kyq të femrave në drejtimin e politikave dhe nderrimeve substanciale politike. Unë isha atje si pjesë e një programi lobimi (folës) të financuar nga Departamenti i Shtetit(SHBA-ve). Shikoni: http://www.facebook.com/#!/notes/us-embassy-pristina-kosovo/women-leaders-in-kosovo-you-are-creating-neë-models-of-womens-power-for-your-cou/156375374382822

Përshtypja ime e parë ka qenë: shumë trafik, shumë aktivitet, shumë njerëz që ecnin andej-këndej, duke pirë kafe nëpër kafene, pjesa më e madhe të rinjë. Kosova ëshët një shtet i ri dhe shenjat e luftës ende vërehen, duke filluar nga prezenca e trupave të KFOR-it ( Trupat paqeruajtëse në Kosovë nën udhëheqjen e NATO-s) deri te ndërtesat e dëmtuara dhe të shkatërruara. Gjatë qëndrimit jam kapluar nga një ndjenjë dhe dëshirë për të zgjidhur problemet dhe për të ndërtuar një komunitet dhe shtet të ri.

Gjatë kësaj jave kam biseduar me femrat Parlamentare anëtare të Grupit Joformal të Femrave (një grup multipartiak); anëtarë të qeverisë të fokusuar në qështjet e barazisë dhe luftimin e trafikimit; Lidere dhe anëtare të OJQ-ve; gazetare; dhe femra nga minoritetet të cilat janë të përfshira në politikat lokale. Gjithashtu kam vizituar edhe një  strehimore femrash mbresëlënëse. 

Gjatë takimeve kemi biseduar për rëndësinë e participimit të femrave në sferën politike dhe sociale; si të krijohen politika që kanë ndikim pozitiv në jetërat e femrave dhe familjeve të tyre; dhe rëndësinë e luftimit të dhunës së bazuar në gjini  dhe trafikimin. (Meqë ra fjala Parlamenti i Kosovës ka 30% kuotë të femrave).

Njëra ndër gjërat më mbresëlënëse ishte ajo se femrat në Kosovë, përkundër sfidave dhe një historie unike, përballen me sfidat e ngjajshme sikurse edhe femrat në SHBA dhe vendet tjera të botës. Ne të gjithë preokupohemi me pyetjet se si të kemi qasje dhe fuqi në shoqëritë tona, si të rrisim hapësirat për femrat në komunitet dhe dialogun politik, si të bëjmë ndryshime afatgjate dhe si ti balancojmë obligimet familjare dhe të punës. Si juriste kam qenë veqanërisht e impresionuar nga një organizatë e quajtur NORMA,  e themeluar një dekadë më parë nga femra si Valbona Salihu e të tjera për t’u siguruar femrave ndihmë juridike pa pagesë. Ato kanë ndihmuar me mijëra femra në rastet e tyre dhe gjithashtu punojnë edhe në fusha tjera të avokimit, si luftimi i dhunës në familje.

Kam parë një bazë të mirë të femrave të cilat janë të angazhuara- qoftë në parlament, ministri të ndryshme, OJQ, media- dhe që punojnë shumë për ti zgjeruar këtë hapësirë.  Këto femra, dhe meshkujt që i mbështesin janë duke krijuar modele të fuqisë në Kosovë. Nga shembujt e tyre të fuqishëm, ato po i japin një formë të re të mendimit për politikë-bërësit dhe fuqinë, sit ë definojmë fuqinë dhe lidershipin, dhe të përballemi me atë lidership.

Unë besoj që do të kthehem përsëri në Kosovë -  me shpresën që të shoh edhe më shumë femra në parlament dhe shoqërinë civile, dhe edhe më shumë femra lidere.