Shoqata e Juristëve NORMA pjesë e projektit të UNDP "Qasja më e zgjeruar në reformën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit".

Norma si përfituese e grantit, ka nënshkruar marrëveshje për të qenë pjesë e projektit \"Qasja më e zgjeruar në reformën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit\".

Qëllimi kryesor i këtij granti është të siguroj dhe të promovoj shërbimet për ndihmë juridike falas tek gratë, grupet e margjinalizuara dhe akterët e komunitetit lokal.

Mbështetja ligjore ndër të tjera përfshinë rastet që kanë të bëjnë me të drejtën familjare, të drejtën e sherbimeve sociale dhe familjare, ligjin kundër dhunës në familje, ligjin për trashëgim dhe ligjin mbi pronën.

Norma do të organizoj sesione informuese me akterët e komunitetit lokal nga Komuna e Mitrovices dhe Fushë Kosova, do të thotë me qendrën komunale për të drejtat e njeriut, policinë lokale, qendrën për punë sociale, gjykatën themelore, zyrën e prokurorit, ombuspersonin lokal, zyrën regjionale të ndihmës juridike falas, si dhe organizatat e shoqërisë civile lokale që operojnë në këto komuna, për të promovuar qasjën më të lehtë në drejtësi dhe në ndihmë juridike.

Target grupi përfshinë: gratë dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë, duke bërë kështu që si përfitues direkt të ndihmës juridike falas të jenë 60 pjestarë të grupit të margjinalizuar dhe 500 përfitues të komunitetit lokal duke përfshirë edhe mësuesit që do përfitojnë nga sesionet informuese.