Shoqata e Juristëve NORMA, fituese e grantin të Bashkimit Europian, të menagjuar nga INDEP e FIQ.

Norma, si përfituese e grantit, ka nënshkruar marrëveshjen për implementimin e projektit, “Mbështetja institucionale për nevojat e nënave vetë-ushqyese dhe fëmijëve të tyre.”,i financuar nga BE-ja, i menagjuar nga INDEP e Fondacioni për Iniciativat Qytetare (FIQ).

Marrëveshja e nënshkruar ka lokacion veprimi ne Komunën e Fushë Kosovës dhe parashihet të përmbyllet gjatë fazës 4 mujore (Mars-Qërshor 2019).

Projekti i propozuar, përmes aktiviteteve vetëdijësuese dhe bashkëveprimit me partnerë të ndryshëm institucional e organizata jo qeveritare, do t'a sensibilizoj komunitetitin lidhur me rëndësinë dhe nevojën e mbrojtjes së kësaj kategorie.

Në qoftë se shërbimet e mbrojtjes lokale kuptohen si të domosdoshme për personat në nevojë dhe komuniteti është i mirë informuar për këtë kategori të shërbimit atëherë mund që të organizohen një varg shërbimesh për ta, siç janë shërbimet sociale, shëndetësore, strehim e banim, ndihma juridike etj.

Përfitues të projektit janë nënat vetë-ushqyese dhe fëmijët e tyre në Komunën e Fushë Kosovës.