Sot, për regjionin e Prishtinës, u mbajt trajnimi i radhës nga Shoqata e Juristeve Norma.

Prishtinë, 4 Prill/2019

Trajnimi i organizuar temë kyqe kishte prezantimin e përmbajtës së udhëzuesit të edukimit ligjor.

Pjesëmarrës në trajnim ishin organizatat jo qeveritare dhe organet e tjera lokale, që janë aktive në fushën e barazisë gjinore dhe që kanë për synim kryesor, eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas, mbrojtjen e institucionit të familjes dhe ngritjen e vetëdijes për parandalimin e dukurive negative që prekin bazën e shoqërisë tonë.

Shoqata e Juristeve Norma, shpalosi para pjesëmarrësve udhëzuesin e edukimit ligjor, së bashku me format, teknikat dhe udhëzimet e organizatës në luftën kundër diskriminimit gjinor.

Gjithmonë pikëpamjet e organizatës janë në përputhje të plotë me ligjet vendore në fuqi dhe konventat ndërkombëtare.

Trajnimi i organizuar është aktivitet i projektit \"Përkrahja për iniciativat avokuese të organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e strategjisë kombëtare për dhunën në familje dhe eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave në përputhje me Konventën e CEDAW dhe Konventën e Stambollit\".

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit \"Eliminimi i dhunës ndaj grave, zbatimi i normave, ndryshimi i mendjes\", që realizohet nga NORMA me mbështetje të BE/UNWOMEN.