Shoqata e Juristëve NORMA organizoi trajnimin e radhës për regjionin e Prishtinës.

Prishtinë, 12 Mars 2019

Faza e parë e trajnimit lidhur me udhëzuesin për edukimin ligjor u mbajt me praninë e organizatave jo qeveritare dhe organeve tjera lokale që si punë dhe objektiv kryesor kanë zbatimin e politikave vetëdijësuese e parandaluese, për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas dhe mbrojtjen e institucionit të familjes.

Shoqata e juristeve NORMA gjatë këtij trajnimi bëri prezantimin e përmbajtës së Udhëzuesit të Edukimit Ligjor dhe në të njëjtën kohë shpalosi platformën e organizatës me udhëzime dhe teknika parandaluese që synohen të jenë efektive për politikat në fjalë.Udhëzimet dhe trajnimi në përgjithësi, janë të bazuara në konventat ndërkombëtare dhe ligjet pozitive vendore.

Trajnimi i organizuar është aktivitet i projektit \"Përkrahja për iniciativat avokuese të organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e strategjisë kombëtare për dhunën në familje dhe eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave në përputhje me Konventën e CEDAW dhe Konventën e Stambollit\".

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit \"Eliminimi i dhunës ndaj grave, zbatimi i normave, ndryshimi i mendjes\", që realizohet nga NORMA me mbështetje të BE/UNWOMEN.