Prezentimi i Udhëzuesit i Edukimit Ligjor për Organizatat e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje , u mbajt me datë 27 Mars 2018, nga Shoqata e Juristëve NORMA, e mbështetur

Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të avokuar për implementimin e ligjeve dhe strategjive për mbrojtjen nga dhuna në familje është element kyç në luftimin e dhunës ndaj grave, parandalimin dhe raportimin.

Ndërsa, për këtë çështje, sot është bërë publikimi i Udhëzuesit të edukimit ligjor, i hartuar veçanërisht në bazë të instrumenteve dhe standardeve ndërkombëtarë të cilat garantojnë të drejtat e grave dhe ofrojnë bazë për mbrojtje ligjore kundër dhunës ndaj grave, dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

Udhëzuesi është konceptuar si një burim informacionesh, i cili synon të shërbejë njëkohësisht si mjet edukimi për barazinë gjinore dhe si material avokimi kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Siç u tha gjatë takimit nga Drejtoresha Ekzekutive e ShJ NORMA-së, ky prezentim është një nga aktivitetet e Projektit të lartëpërmendur, i cili po realizohet nga Dhjetori i vitit 2017 deri në Tetor 2019, në gjashtë regjione të Kosovës, falë mbështetjes së BE /UNWOMEN.

Ndersa, nga Shefja e Zyrës UN Women, Flora Macula u theksua se, dhuna ndaj grave kërkon një qasje multidimensionale dhe adresim nga të gjithë akterët kyçë “prandaj shpresoj se ky udhëzues ligjor mjaft përmbajtësor do t’ju ndihmojë organizatave të shoqërisë civile që iniciativat avokuese të gjejnë zbatim në praktikë drejt implementimit të ligjeve përkatëse”.

Shefja e Agjensionit për Barazi Gjinore, Edi Gusia, po ashtu theksoi se “fuqizimi ekonomik i grave është shume me rëndësi në luftimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave”.

Ky aktivitet u realizua nga Shoqata e Juristeve, Norma si pjese e Projektit “Përkrahja për iniciativat avokuese të organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Dhunën në Familje” në përputhje me Konventën e CEDAW dhe Konventën e Stambollit në kuadër të Programit “Eliminimi i dhunës kundër grave: zbatimi i normave, ndryshimi i mendjes”, mbështetur nga UNWOMEN/EU.