Misioni dhe Vizioni

Misioni I NORMA-s

  • Promovimi i të drejtave të njeriut;
  • Reagimi kundër çdo lloj cenimi të të drejtave të njeriut;
  • Dhënia e ndihmës juridike grave në realizimin e të drejtave të garantuara me ligj;
  • Ngritja e vetëdijes për barazinë gjinore;
  • Ndikimi në nxjerrjen, ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve.


Vizioni i NORMA-s

Drejta të barabarta për të gjithë që jetojnë në Kosovë.
NORMA do të synojë vazhdimisht mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, posaçërisht të drejtave të gruas, promovimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, duke i ofruar ndihmë juridike një numri më të madh të popullatës, e veçanërisht grave dhe institucioneve.
NORMA synon nivelin më të lartë të vetëdijes së popullatës për barazi gjinore, posaçërisht të institucioneve qeveritare.
NORMA do të avokojë dhe ndikojë që të nxirren, ndryshohen dhe plotësohen ligjet e Kosovës, veçmas ato që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së gruas në shoqëri.