Punëtoria në Komunën e Vushtrris: "Promovimi I Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas"

Sot, Shoqata e Juristëve Norma organizoi punëtorinë e radhës në Komunën e Vushtrris, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, që mbështetet nga UNDP.

15 përfaqësues të institucioneve lokale, të organizatave jo qeveritare e pjesëtarë të tjerë të komunitetit lokal, ishin pjesëmarrës në këtë punëtori.

Temë kryesore për diskutim ishte çështja e shërbimeve sociale dhe atyre familjare.

Shoqata e Juristëve Norma, nëpërmjet punëtorive synon rritjen e vetëdijësimit të qytetarëve të Vushtrris, lidhur me shfrytëzimin e shërbimeve juridike falas.

Close Menu