Punëtoria e tretë në Komunën e Vushtrris-Norma/UNDP

Sot, Shoqata e Juristëve Norma mbajti punëtorinë e tretë me radhë në komunën e Vushtrris, si aktivitet në kuadër të projektit: “Promovimi i Vetëdijësimit të Komunitetit për Ndihmë Juridike Falas”, mbështetur nga UNDP.

12 përfaqësues të institucioneve lokale, të organizatave jo qeveritare e pjesëtarëve të tjerë të komunitetit lokal, ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Temë diskutimi, përveç prezantimit të projektit për shërbimet juridike falas, ishte edhe “Ligji për Familjen dhe Ligji për Trashëgimi”.
Punëtoria u organizua me qëllim të promovimit të qasjës më të lehtë në drejtësi dhe në ndihmë juridike falas, për grupet e margjinalizuara të shoqërisë dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit lokal.
Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të vetëdijësimit të komunitetit në nevojë.

 

Close Menu