Projekti: "Përkrahja për iniciativat avokuese të organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e strategjisë kombëtare për dhunën në familje.

Kohezgjatja e projektit: nga 21.12.2017 deri më 21.10.2019.

Projekti: “Përkrahja për iniciativat avokuese të organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e strategjisë kombëtare për dhunën në familje dhe eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave në përputhje me Konventën e CEDAW dhe Konventën e Stambollit” kjo zhvillohet në kuadër të programit “Eliminimi i dhunës ndaj grave, zbatimi i normave, ndryshimi i mendjes”. përkrahur nga UNWOMEN dhe zbatuar nga NORMA.

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Të mbështes avancimin kombëtar të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (veçanërisht të grave) në Kosovë,
me qëllim të avokimit për hartimin dhe zbatimin e ligjeve dhe politikave, për të luftuar dhunën dhe diskriminimin gjinor, zbatimin e politikave për barazi gjinore, rritjen e ndërgjegjësimit të palëve të interesuara, dhe fuqizimin e viktimave të dhunës.
Përmës këtyre aktiviteteve synohet që poashtu të rritet reagimi i grave dhe institucioneve shtetërore, duke avokuar pёr avancimin dhe zbatimin e ligjeve dhe politikave kombëtare nё pёrputhshmёri me Konventёn pёr Eliminimin e Diskriminimit ndaj Gruas dhe Konventёn e Stambollit.

Close Menu