Projekti:“Realizimi i së drejtës në mbajtje financiare dhe ushqimi (alimentacion)

Më 30 prill 2015, Shoqata e Juristëve në partneritet me Qendrën për Fuqizimin e Gruas, është përfituese e grantit për projektin “ Realizimi I së Drejtës në Mbajtje Financiare dhe Ushqimi (Alimentacioni),  i financuar nga Austrian Development Cooperation, dhe i përkrahur nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK).

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i pozitës së fëmijëve dhe nënave vetushqyese  duke realizuar të drejtën në alimentacion, si dhe funksionalizimi dhe efikasiteti i institucioneve publike ( shtetërore dhe private ) në fushën e përmbarimit të vendimeve gjyqësore, nëpërmjet të së cilës do të evidentojmë pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballet sistemi gjyqësor, përmbaruesit privat si dhe palët ndërgjyqësore. Periudha kohore e realizimit të këtij projekti është 01.09.2015 – 28.02.2016)

Close Menu