Projekti: “Promovimi i Dialogut ndëretnik, paqes dhe tolerancës në rajonin e Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës

Shoqata e Juristeve  NORMA eshte partner implementues I UNWOMEN -it per 6 vite me projektin “Grate Ambasadore te paqes dhe tolerances”, vazhdimësi e të cilit është edhe ky projekt.

Pas përfshirjes së tri regjioneve si të Prishtinës, Mitrovicës dhe Gjilanit në vitet e më parshme, nga qershori i keti viti, per 15 muaj,  ky projekt do të  realizohet ne rajonin e Gjakoves, Prizrenit dhe Pejes  fillimisht me formimin e Koalicionit te OJQ-ve te grave multietnike.

Me anë te aktiviteteve në këtë Projekt NORMA do t’i fuqizoj gratë Serbe,Shqiptare, RAE, Turke e Boshnjake të Kosovës në mënyrë që ato të gjejnë zgjidhje për Dhunën Gjinore. Në të njëjtën kohë, duke shkëmbyer përvojat personale, marrëdhëniet midis këtyre komuniteteve do të përmirësohen duke rezultuar në shkallën e ngritur të inkluzionit social të grave shqiptare dhe serbe të rajonit të Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës. Sqarimi i cështjes së dhunës kundër grave është një problem i vazhdueshëm universal në cdo kulturë dhe grup shoqëror.

Si fillim ne kuader te projektit do te organizohen 6 takime për ngritjen e vetëdijes për dhunën gjinore dhe për zhvillimin e dialogut ndëretnik ( 2 në Pejë, 2 në Prizren dhe 2 në Gjakovë), të cilat do të organizohen mefokus në adresimin e cështjeve të  interesave vetanake të të gjitha grave që jetojnë në Kosovë.

Takimet(gjithsej 6) do të tubojnë përfaqësuesit e komuniteteve shumicë dhe pakicë (OJQ-të, individët dhe liderët e komunitetit) në secilin vend(dy takime do të organizohen në Pejë, dy në Gjakovë dhe dy në Prizren).Pas prezentimit në fillim për dhunën gjinore, cështjet e sigurisë, kushtet e jetesës dhe kushtet ekonomike, situata politike dhe sociale e minoriteteve do të diskutohet së bashku me gratë përfaqësuese të komunitetit shumicë shqiptar dhe pakicë serb. Takimet do të lehtësohen(facilitohen) për t’i vënë në pah cështjet e dhunës gjinore, si cështje që tejkalojnë kufinjtë e identifikimit etnik. Qëllimi kryesor mbetet identifikimi i problemeve kryesore që i shqetësojnë komunitetet pakicë, si dhe definimi i casjes më të mirë në mënyrën se si komuniteti shumicë mund të ndihmojë në adresimin e këtyre shqetësimeve.

Takimet do të adresojnë cështjet që ndërlidhen me dhunën gjinore, do të kërkojnë përgjigje nga institucionet përgjegjëse dhe do të masin nivelin e adresimit të shqetësimeve të tyre nga komuniteti. Në këtë mënyrë do të zhvillohet ndjesia e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit. Procesverbali do të mbahet përgjatë këtyre takimeve. Përmbledhjet e diskutimeve  për cështjet e adresuara së bashku me  listën e të gjeturave dhe rekomandimeve do të përpilohen në vazhdimësi dhe do t’u dërgohen autoriteteve lokale dhe qendrore me qëllim të avokimit për ndryshim. Mediet lokale poashtu do të ftohen në këto takime për të siguruar vetëdijesimin e mbarë publikut dhe për të dëshmuar përkushtimin e institucioneve.

Në kuadër të projektit vlenë të theksohet edhe mbajtja e Trajnimit mbi Dhunën Gjinore dhe Zhvillimin e Kapaciteteve për Avokim, trajnim i cili  do të organizohet me përfaqësuesit e grave shqiptare dhe serbe të Kosovës nga OJQ-të e rajonit të Prizrenit,Gjakovës dhe Pejës. Qëllimi është shpjegimi i Dhunës Gjinore si një cështje që i prek të drejtat e njeriut, shëndetin publik, dhe zhvilimin  e gjithëmbarshëm; që është e përhapur në gjithë botën dhe që duhet të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi nga autoritetet gjegjëse. Dhuna Gjinore nuk duhet trajtuar vetëm si “cështje grash” por si një cështje që shqetëson poashtu të gjithë meshkujt e jo vetëm kryesit e saj.Trajnimi në vecanti do të synojë t’u mundësojë OJQ-ve përfituese që ato të plasojnë këto ide edhe tek burrat dhe djemtë për ndryshimin e qëndrimit të tyre karshi dhunës ndaj grave.

Zhvillimi i kapaciteteve për avokim do të përfshijë shpjegimin e strukturave relevantë për adresimin e cështjeve (sikurse që janë roli dhe përgjegjësia e akterëve për mbrojtje nga dhuna, mundësitë e shpëtimit të viktimave), prezentim në mënyrën se si duhet formuluar rekomandimet dhe kujt duhen adresuar (shpjegim mbi përgjegjësitë e strukturave lokale dhe të atyre qëndrore) dhe përshkrim i përgjithshëm i masave për avokim dhe lobim.NORMA do të ndajë përvojat e marra nga projekte të ngjashme që I ka implementuar.Në vecanti do të shpjegohet se si Projekti “Gratë ambasadore për Paqë, bashkëjetesë dhe Tolerancë” ka ndihmuar gratë në rajone të tjera të Kosovës. Përmes kontakteve direkte me përfshirjen e OJQ-ve të përzgjedhura, NORMA do të transmetojë zërin e grave dhe përvojat e tyre.

Për të adresuar shqetësimet e grave nga komunitetet minoritare një debat i hapur me pjesëmarrjen e Koalicionit te OJQ-ve të Grave, të organizatave të tjera të shoqërisë civile aktive në mbrojtjen dhe promovimin e grave dhe të drejtave të pakicave dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës do të organizohet. Në përgatitje për debatin publik, OJQ-të e grave në Pejë, Prizren dhe Gjakovë të cilat janë identifikuar tashmë përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe dialogut ndëretnik , do të ftohen zyrtarisht për t’u bashkuar me koalicionin e cila mbledh OJQ –të e grave nga rajone tjetra të Kosovës. Prandaj, Koalicioni  do të ndihmojë OJQ-të e grave nga Peja, Prizreni dhe Gjakova për të shkëmbyer përvojat dhe të identifikojnë shqetësimet që prekin gratë në të gjithë Kosovën. Përfaqësuesit e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës gjinore, si Agjencia për Barazi Gjinore, ,Njësiti për mbrojtjen e viktimave dhe Njësitë e Asistencës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ,Ministria e Punëve të Brendshme- Sektori për parandalimin e Dhunës në Familje,  Ombudspersoni, policia, strehimoret, gjykatat, kuvendet komunale, gratë parlamentarë, do të ftohen poashtu. Përveç kësaj, agjencitë ndërkombëtare aktive në Kosovë do të kontaktohen, për të sjellë perspektivë më të avancuar në identifikimin e praktikave më të mira. Rezultati i pritshëm i debatit është identifikimi i problemeve specifike të grave të pakicave të cilat do të përmblidhen në rekomandimet që do të paraqiten tek autoritetet në nivel qendror dhe lokal. Pjesëmarrja  e mediave do të sigurohet nëpërmjet praninë së mediave elektronike dhe të shtypura.

Rekomandimet nga mbledhjet dhe nga debati publik do të çojnë në zhvillimin e një platforme të përbashkët për ndërveprim  dhe për t’i trajtuar shqetësimet e përbashkëta të grave të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Platforma do të zhvillohet në partneritet të ngushtë me OJQ-të e grave (Koalicionin), ndërkohë që Agjencia e Kosovës për Barazi Gjinore do të ftohet për të kontribuar. Platforma do të identifikojë një gamë të gjerë dhe të plotë të të drejtave dhe lirive themelore të cilat janë të garantuara për të gjithë në Kosovë (në veçanti të drejtën për trajtim të barabartë, mbrojtjen kundër diskriminimit dhe barazi gjinore). Problemet dhe shqetësimet e përbashkëta do të analizohen, si edhe  do të nxirren rekomandimet për të përmirësuar situatën aktuale në lidhje me dhunën gjinore në Kosovë, për të mbështetur grupet vulnerabël dhe të margjinalizuara në realizimin e të drejtave të tyre, për të promovuar pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave, si dhe për ta ndërtuar  besimin  ndëretnik.

Close Menu